image Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de fakto marrëveshja e vitit 2016

Rajon

Trajkoviq: Marrëveshja e sotme është de fakto marrëveshja e vitit 2016

news image

Presidentja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se është de fakto me marrëveshjen e vitit 2016, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, sipas saj, kriza e fundit në veri ka shërbyer vetëm si taktikë që të sigurohej zbatimi i saj.

“Marrëveshja e sotme është de fakto marrëveshja Tahiri – Gjuriq e vitit 2016, e cila parashikonte përdorimin e tiketave ngjitëse për të mbuluar simbolet përkatëse shtetërore në targa (të frymëzuara nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut). Kriza e fundit shërbeu vetëm si taktik e dobishme për të siguruar zbatimin e saj”, ka shkruar ajo.

/Gazeta Sinjali/