Dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar pas një aksidenti që ndodhi mbrëmë në magjistralen Gjilan-Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në fshatin Budrigë. Lëndime kanë marrë edhe dy persona tjerë, ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, th Hashani.
Hashani tha se për këtë aksident policia do të dalë me një komunikatë për media, në të cilën do të bëhen të ditura më shumë detaje.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunkacion./Gazeta Sinjali/