Tre njerëz vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën nga shembja e një ure në provincën Jiangsu lindore të Kinës. Siç shihet edhe në video, ndërkohë që makinat kalojnë poshtë saj, një pjesë e urës shkëputet duke i zënë ato poshtë.
Ura, në një seksion autostradash në qytetin e Gusui, goditi tri vetura, duke vrarë tre persona në dy prej veturave që zuri poshtë. Ndërsa automjeti i tretë që u shtyp ishte i parkuar nën urë, pa asnjë person brenda.
Ekspertët e ministrisë së Transportit të Kinës thanë se sipas hetimeve paraprake ura u rrëzua sepse mbi të ishin duke kaluar kamionë të tonazhit të rëndë.