image Tragjike: Ky është personi që bëri vetëvrasje sonte në Gjakovë

Siguri

Tragjike: Ky është personi që bëri vetëvrasje sonte në Gjakovë

news image

Behar Morina, 38-vjeçari nga Gjakova, sonte rreth orës 20:30 ka varur veten në litar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se i ndjeri është gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të Gjakovës.

“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë në një shtëpi të pabanuar është një person i varur në litar. Patrulla policore së bashku me shërbimin mjekesor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe është i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, tha Gjurkaj për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/