image Tragjike: Ky është koloneli i FSK-së që dyshohet se vrau veten sot në Prishtinë

Siguri

Tragjike: Ky është koloneli i FSK-së që dyshohet se vrau veten sot në Prishtinë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një pjesëtar i FSK-së është gjetur pa shenja jete në parkun e Dragodanit në Prishtinë, sot rreth orës 15:30.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Gyrner Murati, shefi i departamentit të komunikimit në shtabin e përgjithshëm, i njohur si G6.

Murati ishte kolonel me gradë.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai i ka dhënë fund jetës së tij, derisa po fliste në telefon me Policinë e Kosovës./Gazeta Sinjali/