image Tragjike: Ky është 15-vjeçari nga Malisheva që u godit për vdekje nga treni në Zvicër

Diasporë

Tragjike: Ky është 15-vjeçari nga Malisheva që u godit për vdekje nga treni në Zvicër

news image

Adrian Ramadani, 15-vjeçari me prejardhje nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë mbrëmë tragjikisht në qytetin Nauchatel të Zvicrës, i cili është goditur nga treni dhe si pasojë ka gjetur vdekjen, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili tha se fatkeqësisht ka vdekur 15-vjeçari nga fshati Panorc të kësaj komune.

Po ashtu, Berisha ka ngushëlluar familjen Ramadani nga Panorci, me rastin e vdekjes së djalit të tyre në Zvicër.

“Nënkryetari Berisha, ngushëlloi familjen Ramadani nga Panorci. Sot, në mesditë na tronditi lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta e të riut Adrian Ramadani nga Panorc. Ai, humbi jetën tragjikisht mbrëmë në një qytet në Zvicër. Ndarja nga jeta e tij, na tronditi pa masë. Solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen me familjarët e Adrianit, dhe do të ju qëndrojmë afër në përballimin e kësaj dhimbje të madhe.Në emër të Komunës së Malishevës, ju shprehim ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmëve të tyre”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të nënkryetarit të Komunës së Malishevës”, thuhet në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës në Facebook.

Ndryshe, para një muaji dy vëllezër nga Komuna e Deçanit, banorë të Gjermanisë, kishin vdekur pasi janë goditur nga treni. /Gazeta Sinjali/