image Tragjike: Gjendet i shtrirë në shtëpi pa shenja jete një 33-vjeçar në Ferizaj

Siguri

Tragjike: Gjendet i shtrirë në shtëpi pa shenja jete një 33-vjeçar në Ferizaj

news image

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një familje në rrugën “Prelez i Jerlive” në Ferizaj, ku një 33-vjeçar është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se i ndjeri u gjet nga vëllai i tij, pa shenja jete në shtëpi. Ai u trondit kur e gjeti atë të shtrire në tokë dhe njoftoi menjëherë Policinë e Autoambulacën.

Sinjali mëson se vdekjen e të riut e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/