Një rast tragjik ka ndodhur sot në fshatin Aqarevë të komunës së Skenderajt, pasi që një person është goditur për vdekje nga treni, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e ditës së sotme, derisa mjeku ka konstatuar se viktima ka qenë pa shenja jete.
“Rasti është pranuar në orën 06:43 dhe viktima është e moshës 36 vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Policia ka pranuar informacion se një person është goditur nga treni, njësia është përgjigjur në atë rast menjëherë, kur kanë shkuar aty mjeku ka konstatu se personi është pa shenja jete. Kemi mendu që është aksident me fatalitet, sipas rrethanave më shumë ka gjasa që është vetëvrasje”, ka deklaruar ai.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe emergjenca ku e ka konfirmuar vdekjen e tij. /GazetaSinjali/