Vrau veten në ditën e dasmës së vajzës së tij. Ngjarja shokuese ka ndodhur në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Viktima vrau veten duke hedhur shtëpinë në erë. Trupi i tij u gjet nën rrënojat e shtëpisë së shkatërruar. Ishin të afërmit e tij që njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë.
Vajza e viktimës është në gjendje të rëndë psikologjike, raportojnë mediat e huaja, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajo ka thënë që nuk e kupton arsyen se pse i ati bëri këtë veprim në ditën e dasmës së saj.
Ajo deklaroi gjithashtu se i ati kishte kohë që bënte probleme./Gazeta Sinjali/