Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar i identifikuar si Gazment Bushi, 36 vjeç, shkruan Gazeta Sinjali.
Bushi kishte dalë me shoqëri në mbrëmje dhe pasi doli nga lokali u godit për vdekje nga një makinë e tipit “Porsche”, që po lëvizte me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës në vijat e bardha në Livorno, teksa i ndjeri shoqërohej me një mik përderisa po shkonte të blinte një shishe ujë kur u godit për vdekje nga makina, e cila drejtohej nga një 33-vjeçar që ishte në gjendje të dehur, shkruajnë mediat italiane.
I ndjeri u dërgua me urgjencë në spital, por nuk u mbijetoi dëmeve të rënda që kishte marrë në kokë.
Gazment Bushi, punonte si murator në kompaninë e ndërtimit të vëllait të tij.
Ai la pas gruan me dy fëmijë të vegjël, një djalë tetë vjeç dhe një vajzë 8 muajshe. /GazetaSinjali/