20-vjeçari me prejardhje nga Gjakova, Enis Latifi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Rumani, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas faqes në Facebook “Peja në Fokus”, lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar motra e të ndjerit, Elona Latifi.
“Të prekur thellësisht me lajmin e ndarjes tragjike nga jeta e kësaj bote të Enis Latifit, vizitor i rregullt i faqes tonë Peja në Fokus.
Lajmin na e ka kumtuar motra e tij, Elona e cila vazhdon të jetë ndjekëse e faqes sonë, që familjarisht janë nga qyteti i Gjakovës, ndërsa jetojnë në Rumani, ku edhe ka humbur jetën Enisi 20 vjeqar, gjatë një aksidenti”, thuhet në njoftimin e kësaj faqeje në Facebook.