image Tragjike: 19-vjeçari nga Lipjani gjendet i vdekur në një garazh, dyshohet për vetëvrasje

Siguri

Tragjike: 19-vjeçari nga Lipjani gjendet i vdekur në një garazh, dyshohet për vetëvrasje

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se sipas informatave të para, i riu ka kryer vetëvrasje në një lokal, duke u varur në litar.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar edhe ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e këtij rasti të rëndë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/