image Tragjedia në Vlorë, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri – reagimi i dhimbshëm i tij

Shqipëri

Tragjedia në Vlorë, babai e kupton në lidhje direkte në TV se iu vra i biri – reagimi i dhimbshëm i tij

news image

Xhuljano Bullari u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Babicë në Vlorë. Ai ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe është gjetur pa shenja jete në një makinë tip “Fiat”, me targa të Tiranës.

Në rrjetet sociale është publikuar një video prekëse, teksa gazetari i TV Syri raporton live nga stacioni i policisë për vdekjen e 25-vjeçarit. Në momentin kur ai konfirmon emrin e tij, prapa shpinës i afrohet një person që dëgjon me vëmendje.

Ai rezultoi të jetë babai i 25-vjeçarit, i cili në atë moment e kuptoi se djali i ka ndërruar jetë dhe reagimi i tij ishte mjaft prekës. /Gazeta Sinjali/