image Detaje nga ekzekutimi i 25- vjeçarit në Vlorë/ Tre plumba në kokë dhe makina në pronësi të një vajze

Shqipëri

Detaje nga ekzekutimi i 25- vjeçarit në Vlorë/ Tre plumba në kokë dhe makina në pronësi të një vajze

news image

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi me armë zjarri i një të riu, brenda një makine në aksin rrugor Vlorë-Babicë.

Viktima është gjetur brenda një automjeti tip Fiat, i cili dyshohet se i përket një vajze nga Tirana.

Trupi i pajetë është gjetur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar policinë.

Nga këqyrja e parë e viktimës është konstatuar se i riu është qëlluar me tre plumba në kokë, ndërsa në automjet nuk kishte asnjë dokument identifikimi, raporton A2, përcjell Gazeta Sinjali.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e ngjarjes.

/GazetaSinjali/