image Tragjedia në Shqipëri, Thaçi mbërrin në Thumanë

Tërmetet/ Tragjedia në Shqipëri, Thaçi mbërrin në Thumanë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbërritur në zonën më të prekur nga tërmetet shkatërruese, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri.

Thaçi ka përcjellë nga afër edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri tani të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe mbi 650 janë lënduar nga tërmetet tragjike./ Gazeta Sinjali/