Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nuk ia di emrin Agon Musliut, 26-vjeçarit i cili vdiq tragjikisht më 3 maj në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.
Në një konferencë të përbashkët për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitina, Kurti iu referua me emrin Arton, viktimës nga Gjilani.
“Ia kisha kaluar fjalën ministrit Vitia, lidhur me akuzat për ngjarjen tragjike të vdekjes së të riut Arton Musliu”, u shpreh Kurti të premten, teksa po ia kalonte fjalën ministrit të qeverisë së tij, për të komentuar akuzat e presidentit të vendit, Hashim Thaçi ndaj qeverisë siç e quante presidenti “Grupi Kurti” lidhur me rastin e vdekjes së Agonit.
Gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, e kanë obiligim që të sqarohen lidhur me këtë rast.
Por, ministri Vitia, në konferencën për media të së premtes, i’u përgjigj presidentit duke shtuar se me këtë çështje janë duke u marrë organet kompetente./GazetaSinjali/