image Tragjedi: Nëna në Egjipt vret dhe më pas e ha të birin 5 vjeçar

Botë

Tragjedi: Nëna në Egjipt vret dhe më pas e ha të birin 5 vjeçar

news image

Një grua në Egjipt ka mbytur djalin e saj pesëvjeçar, përpara se t’i copëtonte trupin dhe t’i hante një pjesë të kokës.

Sipas një burimi të policisë nëna 29-vjeçare, Hanaa, thuhet se ia preu kokën dhe hëngri djalin e saj, sepse “dëshironte që ai të qëndronte me të përgjithmonë”.

Trupi i djalit 5 vjeçar është gjetur i copëtuar në cepa të ndryshëm nëpër shtëpi. Sipas hetuesve, krimi ka qenë i paramenduar dhe ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në qytetin verior të Egjiptit, Faqus.

Hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje edhe pse pas arrestimit së nënës monstër dhe intervistimit e kanë dërguar në burg.

Ky lloj krimi në egjipt konsiderohet të jetë kundër natyrës, pasi janë prindërit ata që kanë detyrë t’i dhurojnë një jetë të mirë fëmijës dhe jo t’ia ndalojnë atë.

/GazetaSinjali/