image Autobusi bie në kanal në Egjipt, 19 të vdekur dhe 6 të plagosur

Botë

Autobusi bie në kanal në Egjipt, 19 të vdekur dhe 6 të plagosur

news image

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus ra në një kanal në pjesën veriore të Egjiptit.

Lajmi është konfrimuar ditën e sotmen nga autoritetet e Shëndetësisë atje. Sipas raportimit të medieve të huaja, autobusi doli nga autostrada dhe ra në kanalin Mansouriya në qytetin Agha në rajonin verior administrativ të Dakahlia.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të ngjajes.

/GazetaSinjali/