image SHBA: Asnjë provë që Egjipti i ka dhënë raketa Moskës

Botë

SHBA: Asnjë provë që Egjipti i ka dhënë raketa Moskës

news image

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, në një konferencë për Air Force One ka komentuar dhe faktin që Egjipti mund të ketë furnizuar Rusinë me raketa.

Ai ka theksuar se deri më tani nuk ka asnjë tregues në lidhje me një fakt të tillë.

“Nuk kemi pasur asnjë tregues se Egjipti ka furnizuar Rusinë me raketa.  Egjipti është dhe mbetet një partner i rëndësishëm sigurie në rajon. Ne jemi mirënjohës për rolin që luan në Lindjen e Mesme,” theksoi ai. /abcnews.al

/GazetaSinjali/