Dy vëllezër (34 vjeç dhe 24 vjeç) kanë vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur sonte rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz të Krujës.
Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës për kapjen e autorit.
Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/