Lajm i tmerrshëm për të gjithë futbollin francez dhe më gjerë.
Sulmuesi i Aubagne, Adel Santana Mendy ka humbur jetën sot në rrethana tragjike. 22-vjeçari, i rritur në akademinë e Marseille, është ndarë nga jeta.
Siç raporton “La Provence”, futbollisti i skuadrës që luan në National 2, kampionat francez i kategorisë së 4-të, është qëlluar për vdekje në orët e para të së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të ashtu quajtur rrethi i katërmbëdhjetë, në Marseille./h.ll/abcnews.al