Një tragjedi është shënuar në edicionin e ri të Dakar Rallyt.
Në etapën e shtatë, ngasësi portugez Paulo Gonçalves, i cili garonte me motorin e skuadrës Hero, ka ndërruar jetë pas një sulmi kardiak që pësoi pas rrëzimit teksa po shkonte me shpejtësi 276 km/h.
Portugezi u gjet pa ndjenja dhe pavarësisht ndihmës që iu dha, nuk ia doli të mbijetonte.
Kjo ishte pjesëmarrja e 13 e Gonçalves në Rally Dakar, kompeticion ku kishte debutuar në vitin 2006.
Kjo është vdekja e parë pas 5 vitesh e një garuesi në Rally Dakar. /Gazeta Sinjali/