Tragjedi në një çerdhe në Bronx të Nju Jorkut. Një fëmijë vetëm një vjeç ka ndërruar jetë nga arresti kardiak dhe tre të tjerë ndodhen të shtruar në spital, pasi dyshohet se kanë konsumuar drogë.
Edhe pse policia nuk ka zbuluar ende shkakun e vdekjes, mediat amerikane raportojnë se oficerët gjetën pajisje që zakonisht përdoren për prodhimin e drogës dhe opioideve në objekt.
Kohët e fundit, çerdhja kishte kaluar nën një inspektim nga autoritetet komunale.
Komisioneri i shëndetësisë së qytetit, Dr. Ashwin Vasan, tha se autoritetet besojnë se fëmijët kanë rënë në kontakt “me një substancë toksike”.
Sipas mediave, tre të shtruarit në spital janë dy djem 2 vjeçar dhe një vajzë 8 muajshe. Ata u dërguan me urgjencë në spital sepse pësuan gjendje letargjike.
Trupi i fëmijës së ndjerë do ti nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkaqet e sakta që çuan drejt helmimit që i shkaktoi vdekjen. /a2news/