Një tragjedi e rëndë ka ndodhur paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës.
Nëna Rajmonda Tola, 45 vjeçare, humbi jetën bashkë me dy fëmijët, vajzën Rudinën, 22 vjeçare dhe djalin Fatjonin, 15 vjeçar.
Gruaja dhe tre fëmijët e saj jetonin në një banesë ndërsa bashkëshorti, Ylber Tola, është emigrant në Greqi.
Në fillim u mendua se tragjedia ka ndodhur nga një rrjedhje gazi, por bombola ndodhej jashtë banesës.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, dyshimet tjera lidhen me ushqimin që kanë konsumuar të helmuarit, por analizat po vazhdojnë dhe ende nuk dihet shkaku i vërtetë i tragjedisë.
Vajza tjetër e familjes, Merita 19 vjeçare, është jashtë rrezikut për jetë.
Ajo arriti të shpëtojë pasi u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë./GazetaSinjali/