Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga aksidenti që la të vdekur dy persona, në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Aksidenti i rëndë ndodhi sot rreth orës 09:30 ndërmjet një furgoni udhëtarësh dhe një kamioni.
Përveç dy të vdekurve, aty u lënduan rëndë edhe tre persona të tjerë.
Kujdes, pamje të rënda nga ky aksident.
Raportohet se viktimat janë shtetas të Shqipërisë./Gazeta Sinjali/