image Trafiku Urban zgjat orarin pas masave të reja anti-COVID - Sinjali

Trafiku Urban zgjat orarin pas masave të reja anti-COVID

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar dje masat e reja anti-COVID. Sipas njoftimit, maska do të vazhdojë të jetë obligative për qytetarët e vendit.

Ndërkohë, ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve. Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.

Lidhur me këtë, Trafiku Urban ka njoftuar për orarin e autobusëve.

“Autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në autobusë ndalohet hyrja pa maska, ndërsa lejohet qarkullimi me shfrytëzim 50% të kapacitetit të ulëseve.

Njoftimi i plotë nga Trafiku Urban:

Të nderuar qytetarë në bazë të vendimit të Qevrisë me Nr.01/41 të datës 23.10.2021, autobusët nga sot do të qarkullojnë në të gjitha linjat e TU sipas orarit të rregullt nga ora 06:00-22:00.

Ndërsa kërkojmë mirëkuptim sepse jemi të obliguar ti zbatojmë këto masa të cilat kërkojmë ti zbatoni edhe ju sipas pikës së vendimit:

J. [Transporti publik]

  1. Ndalohet hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.
  2. Operatorët e transportit rrugor të udhëtareve lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të ulëseve.

Trafiku Urban ka realizuar nisjen e fundit në ora 21:30 për pothuajse dy muaj, pasi Qeveria kishte shtrënguar masat anti-COVID./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin