image Trafiku Urban ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët e linjës 3

Kosovë

Trafiku Urban ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët e linjës 3

news image

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka njoftuar për devijim të qarkullimit të autobusëve të linjës 3 deri të martën e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj ndërmarrje, autobusët e kësaj linje deri më 13 shtator nuk do të kalojnë më në rrugën “Muharrem Fejza”, por përgjatë rrugës “B” për të vazhduar në rrugën “C” deri te rrethi i Matit dhe anasjelltas.

Ky devijim i qarkullimit të linjës 3, sipas “Trafikut” Urban” do të bëhet për shkak të punimeve që janë duke u bërë në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Ju njoftojmë se për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, jemi të detyruar të bëjmë devijim nga linja e rregullt për autobusët e Linjës Nr.3, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Deri të martën, dt.13.10.2020, autobusët do të qarkullojnë përgjatë Rr. “B” për të vazhduar në Rr. ”C” deri në piken e fundit tek Rrethi Matit dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e kësaj ndërmarrje./Gazeta Sinjali/