image Trafiku urban ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

Kosovë

Trafiku urban ka një njoftim me rëndësi për udhëtarët

news image

Trafiku Urban në Prishtinë ka bërë të ditur se derisa është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, nuk mund të lejojnë më tepër se 25 udhëtarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ata kanë kërkuar mirëkuptimin e udhëtarëve për këtë çështje.

“Me fillimin e vitit shkollor, do të rriten shumë më tepër kërkesat për udhëtim, andaj për këtë arsye e kërkojmë mirëkuptim e qytetarëve se duke u bazuar në vendimin e Qeverisë dhe kapacitetin e brendshëm të autobusit, nuk mund të lejohen më tepër se 25 udhëtarë”, thuhet në njoftimin e trafikut urban. /Gazeta Sinjali/