image Trafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga nëna shqiptare me të birin, në kërkim babai

Rajon

Trafikonin kokainë familjarisht në Greqi, në pranga nëna shqiptare me të birin, në kërkim babai

news image

Një shqiptare është  arrestuar bashkë me te birin  në ishullin grek të Rododsit, pasi akuzohen për posedim, dhe trafikim kokaine.

Ndërkohë është shpallur në kërkim babai shqiptar 43-vjeçar.

Mediet greke shkruajnë se 43-vjeçari është i njohur nga policia e Athinës, për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

Djali 24-vjeçar merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij, 43-vjeçarit të shpallur në kërkim, shkruan abcnews.

24-vjeçari u arrestua nga policia greke teksa po transportonte kokainë, me peshë 1 kilogramë e 191 gram.

Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.

/GazetaSinjali/