image Sherr për çelësat e shtëpisë, djali dyshohet se sulmoi babanë dhe motrën në Prishtinë

Sinjalizime

Sherr për çelësat e shtëpisë, djali dyshohet se sulmoi babanë dhe motrën në Prishtinë

news image

Një konflikt familjar ka eskaluar në dhunë në Prishtinë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë dhe motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje për pronën familjare, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmjen e 31 majit në rrugën “Sejdi Kryeziu”, ku Policia ka intervenuar pas raportimit për dhunë në familje.

Sipas deklarimit të viktimës N. C, djali i tij A. C ishte revoltuar pasi nuk kishte marrë çelësat e një shtëpie që familja posedon në Dibër të Maqedonisë së Veriut.

Sinjali mëson se debati mes tyre ka degraduar në dhunë fizike dhe psikike, duke detyruar familjarët të kërkojnë ndihmën e Policisë.

Në përpjekje për të ndalur konfliktin, ka ndërhyrë edhe J.C, motra e të dyshuarit, e cila ka deklaruar se është goditur me grushte nga vëllai i saj.

Megjithëse kanë raportuar sulmin, viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së Policisë, ndërsa palët ankuese janë shoqëruar në Stacionin Policor për procedura të mëtejshme.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar për dhunë në familje, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa Policia po vazhdon përpjekjet për lokalizimin e të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/