Trajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani ka thumbuar trajnerin e Ballkanit, Ismet Munishi.
Ky I fundit kërkoi që të iu bëhen testet lojtarëve dhe se është shumë e rrezikshme që të rifillohet sezoni, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, ‘Toki’ përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Munishin, duke ithënë se si po pretendon të luaj në gara evropiane pa stërvitje.
Ai po ashtu ka thënë se nuk ka nevoj që të frikësoheni pasi koronavirusi është vetëm një grip.
Postimi i plotë:
‘Glipi,glipi,testi,leziku…! Qysh doni me stervit ju qe pretendoni me lu ne garat e Uefas? Kush po garanton qe virusi do te zhduket ne korrik-gusht-shtator? Qysh dojne mi lu ndeshjet gjate ketyre muajve ekipet tona ne Evropë pa stervitje? Qysh dojna me fillu kampionatin e ardhshem a spo lujna me futboll? Mos u tutni se veq grip eshte po tjeter kund e keni ju “filozofa” qe po e “mbroni” jeten ma shume se na tjert!’