Rasti i futbollistit të Dritës, Izair Eminit, i cili rezultoi pozitiv në testin për ‘Covid-19’ nuk është marrë me shqetësim nga disa oponentë të futbollit kosovar. Madje, sipas trajnerit të KF Feronikelit, Afrim Tovërlani, ai kishte pritur që disa skuadra të infektohen me vetëdëshirë për të mos e vazhduar kampionatin.
I ftuar në “Klan Kosova”, tekniku kryeqytetas ka theksuar edhe njëherë që pandemia ‘Covid-19’ është një grip i zakonshëm.
Madje, ai nuk do të çuditej nëse do të ketë të tjerë futbollistë të infektuar me ‘koronavirus’ pas kryerjes së testeve.
“Edhe para se të rezultoj ky futbollist pozitiv, unë kam pritur që ndonjë skuadër me vetëdëshirë do të infektohet dhe do të tentojë që ta anulojë fillimin e kampionatit për interesa individuale dhe grupore. Po e them edhe njëherë ky është vetëm një grip dhe nuk është e çuditshme që ndonjëri nga ne të rezultojmë këto ditë pozitiv”, deklaroi ndër të tjerash Tovërlani./Gazeta Sinjali/
Dëgjoni deklaratën e plotë të Tovërlanit: