image Tovërlani: Do të na mungojë përkrahja e tifozëve

Futboll

Superliga/ Tovërlani: Do të na mungojë përkrahja e tifozëve

news image

Trajneri i FC Feronikelit, Afrim Toverlani, ka folur për faqen e klubit para ndeshjes së të shtunës, ndaj skuadrës së Vushtrrisë.

Ai e ka theksuar edhe faktin e mungesës së tifozëve, si masë parandaluese e Qeverisë ndaj pandemisë së Koronavirusit, por që kjo nuk do të ndikojë në dhënien e maksimumit në fushë.

“Ndeshjes do ti qasemi me seriozitetin më të madh, si ndaj çdo kundërshtari tjetër. Me Vushtrrinë luajtëm edhe para një jave dhe ishte ndeshje e fortë, shpresojmë ta përsërisim rezultatin e njejtë në favorin tonë. Luajmë si vendas, por do të jemi pa praninë e tifozëve. Na mungon përkrahja e tifozëve, sidoqoftë në fushë do ta japim maksimumin”, tha Torverlani.

Ndeshja ndaj Vushtrrisë zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim prej orës 14:00.

/Gazeta Sinjali/