image Toverlani: Disa futbollistë nuk i meritojnë pagat e tyre

Futboll

Toverlani: Disa futbollistë nuk i meritojnë pagat e tyre

news image

Trajneri i njohur kosovar, Afrim Toverlani, ka analizuar javën e 20-të të ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Sporti në Sinjali.

Duke ju referuar ndeshjes Llapi – Gjilan, në të cilën triumfoi nikoqiri, Toverlani tha se disa futbollistë në Kosovë nuk i meritojnë pagat që i marrin.

Ai tha se mund të arsyetohet edhe loja e dobët, por është gjynah të mos angazhohen futbollistët që paguhen pesë ose gjashtë mijë euro në muaj.

“Ne e dimë se Gjilani ka potencial brenda për brenda mjaftë shumë futbollistë me emra që kanë bërë përvojë të madhe në ligën e Shqipërisë. Mirëpo një fakt është i sigurt se në Kosovë disa futbollistë nuk i meritojnë pagat. Mundesh me lujt dobët, mundesh me gabu, mundesh me humb penallti, mirëpo angazhimi nuk guxon me mungu. Sepse të paguhesh pesë apo gjashtë mijë euro në muaj edhe mos me pas angazhimin, sipas meje është e paarsyeshme dhe gjynah prej klubit, presidentit”, ka thënë Toverlani në Duelin Sportiv./Sporti në Sinjali/