image Tottenhami me spektakël fiton ndeshjen ndaj Leicesterit, Bergwijn me dy gola në minutën e fundit heroi -VIDEO

Futboll

Tottenhami me spektakël fiton ndeshjen ndaj Leicesterit, Bergwijn me dy gola në minutën e fundit heroi -VIDEO

news image

Leicester City u përball me Tottenhamin në ndeshjen që u pezullua për shkak të COVID-19, shkruan Sinjali Sport.

Foxes u mposhtën nga Spurs në “King Power Stadium”, me përmbysje 2-3.

Vendasit dy herë kaluan në avantazh, me Dakan dhe Maddisonin, kurse mysafirët një herë barazuan me Kane e pastaj në fund ndodhi mrekullia.

Steven Bergwijn ishte heroi i Spurs, pasi realizoi golin e barazimit dhe të fitores brenda një minuti.

Londinezët me 36 pikë gjenden në vendin e pestë, por me vetëm 19 ndeshjet të luajtura, ku disa skuadra tjera kanë nga 23 ndeshje të zhvilluara.

Njëjtë si Tottehami edhe Leicesteri ka 19 ndeshje deri tash, por që ndodhet në vendin e dhjetë me 25 pikë të arkëtuara. /Gazeta Sinjali Sporti/