Kongresmeni amerikan Ritchie Torres, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe MCC-së.
Ai tha se investimet amerikane janë votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe vibrante.
Torres përmes një postimi në Twitter, uroi Kosovës për sigurimin e këtij granti.
“Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh MCCgov, themeluar nga Kongresi. Investimi amerikan është një votë besimi për të ardhmen e Kosovës si një demokraci e pavarur dhe e vibrante”, ka shkruar Torres.
Kjo marrëveshje është nënshkruar mbrëmë në Kongres, ndërsa sot u ratifikua në Kuvendin e Kosovës.
Për këtë marrëveshje të gjithë deputetët ishin të pranishëm dhe asnjë nuk abstenoi dhe nuk votoi kundër.