Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tornado që ka goditur shtetin e Iowa-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se është i pikëlluar nga kjo ngjarje.
“I pikëlluar kur dëgjova lajmin e tornados shkatërruese që ka goditur miqtë tanë në Iowa. Mirënjohës për veprimet e reaguesve të parë dhe ngushëllime për familjet që humbën të dashurit e tyre”.
Tornadoja që preku Iowan la të paktën shtatë të vdekur, në mesin e tyre dy fëmijë.
Garda e këtij shteti të ShBA-së ka bashkëpunim të mirë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.