image Top 10 veturat më të shitura në botë, asnjë nga Evropa

Automjete

Top 10 veturat më të shitura në botë, asnjë nga Evropa

news image

Tregu evropian është shumë konkurrues, e po ashtu edhe ai britanik, por veturat më të shitura në këto tregje zakonisht nuk gjenden as në top 10-she të veturave më të shitura globalisht.

Kjo sipas analizave të bëra së fundi, nga “Car industry Analysis”, të cilët kanë zbuluar se shitjet e SUV-ve janë rritur për 3 përqind që nga 2018-ta, raporton ueb faqja automobilistike autoexpress.co.

Më poshtë janë 10 veturat më të shitura globalisht:

Image

Toyota Corolla saloon – 1.2 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë 2019-ës

Image

Toyota RAV4 – Afër 1 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë vitit të kaluar

Image

Honda CR-V – Me 831 mijë njësi të shitura

Image

Ford F-150 – Ky SUV është vetura më e shitur përgjatë 39 viteve të fundit në SHBA

Image

Nissan Sentra – 722 mijë njësi të shitura globalisht

Image

Toyota Camry – 708 mijë njësi gjatë vitit të kaluar

Image

Nissan X-Trail/Rouge – Rreth 674 mijë ekzemplarë të shitur gjatë vitit të kaluar

Image

Honda Civic Saloon – Rreth 666 mijë ekzemplarë

Image

Honda HR-V – Mbi 626 mijë ekzemplarë

Image

Honda Accord – 587 mijë ekzemplarë. /Gazeta Sinjali