“France Football” tashmë ka bërë publike listën e futbollistëve që janë renditur nga pozita e 11-të deri në të 30-ten për më të mirët e vitit.
Shumë futbollistë që shkëlqyen vitin e kaluar, kanë qenë pjesë e listës, derisa kanë mbetur vetëm 10 në garë për Topin e Artë.
Top 10 (renditja me radhë mësohet në ceremoni):
Karim Benzema, Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Gianluigi Donnarumma, Jorginho, N’Golo Kante, Robert Lewandowski, Kylian Mbappe, Lionel Messi dhe Mohamed Salah.
Ceremonia fillon në ora 20:30 në Paris /Gazeta Sinjali Sporti/ .