image Tonali i jep fitoren e madhe Milanit në fund të ndeshjes - VIDEO

Futboll

Tonali i jep fitoren e madhe Milanit në fund të ndeshjes – VIDEO

news image

Milani ka triumfuar në fund të ndeshjes në sfidën ndaj Lazios në Olimpico, shkruan Sinjali Sport.

Mesfushori Sandro Tonali i ka dhënë tre pikë të mëdha mysafirëve pas një goli të realizuar në minutën e 93-të.

Teksa po mendohej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, me rezultat 1-1, megjithatë Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe realizuan në fund për të marrë tre pikë të plota në udhëtim dhe për të vazhduar luftën drejt titullit.

Milani rimerr pozitën e parë në tabelë tani me 74 pikë të mbledhura pas 34 xhirove, dy më shumë sesa Interi me zikaltrit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

/GazetaSinjaliSport/