image Tollovi në QKMF-në e Pejës, të infektuarit me COVID-19 presin në radhë me pacientët e tjerë - Sinjali

Tollovi në QKMF-në e Pejës, të infektuarit me COVID-19 presin në radhë me pacientët e tjerë

news image

Përveç qendrave të vaksinimit, tollovi po krijohet edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare, ku qytetarët po presin me orë për të marrë një shërbim, shkruan Sinjali.

Kështu po ndodh edhe sonte në QKMF-në e Pejës, ka njoftuar një sinjalizues i Gazetës Sinjali. 

Ky sinjalizues, i cili ka dërguar edhe pamje nga korridori i QKM-së, thotë se në radhë po presin edhe pacientët e infektuar me koronavirus, edhe pacientët e tjerë, për të marrë infuzione. 

Kjo qendër, sipas sinjalizuesit është mbingarkuar nga pacientët, për të cilët nuk ka kushte të duhura për trajtim.

“S’ka as çarshafë të pastër, as kanella, e as sisteme për tretje, e lëre më medikamente. As insulina për pacientët me sëmundje të sheqerit nuk ka“, tha ky sinjalizues për Sinjalin.

Pamjet e dërguara nga sinjalizuesi:

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin