Në komunë të Rahovecit është krijuar tollovi nga qytetarët të cilët ndodhen brenda objektit, duke pritur ardhjen e ndonjë noteri.
Në një video të publikuar, shihen numër i madh qytetarësh të cilët presin për t’i kryer shërbimet e tyre.
Në video dëgjohen disa zëra të cilët si duket po humbasin durimin.