image Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit nga radhët e PDK-së

Politikë

Rama: Jemi në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit nga radhët e PDK-së

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë sot se janë në proces të përzgjedhjes së drejtorëve dhe nënkryetarit që do të vijnë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Kështu deklaroi i pari i Prishtinës me rastin e vizitës së shtëpisë-shkollë të familjes Hertica.

Jam në proces të përzgjedhjes”, tha ai.

Sa i përket shtëpisë – shkollë të Herticëve, Rama tha se Komuna e Prishtinës ka një projekt për parandalimin e shkatërrimit të tyre.

Këtë monument me vlerë historike, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka shpallur muze me emrin ‘Muzeu shtëpi-shkollë’. Pas shumë procedurave të tenderimit, projekti ideor është përzgjedhur tash, dhe është finalizuar nga Komuna e Prishtinës, tash jemi duke vazhduar procedurat të mëtejme të projektit të përzgjedhur në mënyrë që sa më parë ky objekt muze të fillojë punën dhe t’i mirëpres vizitorët… I kemi edhe si pjesë të buxhetit dhe të plan programit që këto duhet të fuqizohen që ta parandalojmë edhe shkatërrimit të tyre, sepse më shumë kohë që merr për funksionalizmin për muze teatër aq më keq. Pra ne duhet ta përshpejtojmë procedurën dhe me këtë jemi duke u marrë”, thotë Rama.

/GazetaSinjali/