Rreth 100 shkolla fillore dhe të mesme në Beograd morën njoftime për vendosjen e bombave, ku si pasojë është ndërprerë mësimi atje.
Lajmi po qarkullon në mediat e Serbisë, ndërkohë që shkollat kanë marrë masa preventive, pas kaosit të krijuar.
“Për shkak të kërcënimeve për bombë të vendosur në shkollë, ju lutem informojini fëmijët dhe prindërit që nuk do të zhvillohet mësim derisa të kryhen procedurat e nevojshme”, ka lëshuar njoftim një nga shkollat që ka marrë kërcënim.
Drejtori i shkollës fillore “Branko Ćopić” i njoftoi prindërit se ka ardhur raporti për bombat dhe se mësimi nuk do të mbahet.
“Të nderuar prindër, të gjitha shkollat, përfshirë këtu edhe tonat, kanë marrë një raport për eksplozivin e vendosur. Për këtë arsye, mësimi në turnin e mëngjesit nuk do të mbahet sot. Ju lutemi hiqni të gjitha automjetet nga dhe rreth oborrit të shkollës. Askush nuk lejohet të jetë pranë shkollës dhe oborrit të shkollës, që do të thotë se nuk punojnë as qëndrim të zgjatur. Ju lutemi të informoni urgjentisht të gjithë prindërit e klasave tuaja për këtë situatë. Për rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve do t’ju informoj këtu përmes grupit të viberit. Përshëndetje drejtoreshë”, ka shkruar ai, raporton danas.