Qytetarë të shumtë janë duke pritur sot para qendrës sportive “Sezai Surroi” në Prizren për t’u vaksinuar kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Qytetarët kanë dërguar video në adresën e Sinjalit ku shihet një numër i madh i tyre duke pritur në rend për t’u vaksinuar.
Nga video shihet se qytetarët nuk janë duke respektuar masat kundër COVID-19. Madje, shumë qytetarë të Prizrenit nuk janë të pajisur as me maska as nuk mbajnë distancë.
Ndërkaq, Sinjalizuesi është shprehur se qytetarët po presin me orë të tëra për të marrë vaksinën.
Tutje, ai ka thënë se deri tani asnjë institucion nuk ka marr masa me rrit numrin e stafit të mjekëve, madje ai ka deklaruar se edhe ata që janë nuk po punojnë me orarë, por po pinë kafe. /GazetaSinjali/