Mbeturinat janë një nga problemet kryesore me të cilat qytetarët e kryeqytetit përballen çdo ditë e për vite me radhë. Ky problem ua vështirëson goxha shumë jetën, për të cilin raportojnë pothuajse çdo ditë me shpresë që do t’iu bëhet një zgjidhje.
Mbeturinat në Prishtinë nuk i gjen vetëm në rrugica e afër koshave të tyre, por edhe në rrugë kryesore.
Te semaforat në afërsi të Stacionit të Autobusëve ndalesa që ndan dy korsit është mbushur me plastikë, letër e dhjetëra cigare të hedhura pas konsumimit.
Kjo vepër e disa qytetarëve po dënohet tejet ashpër nga pjesa tjetër e tyre që shqetësohen për ambientin ku jetojnë.