Republika e Kosovës ka shënuar më 17 shkurt 13-vjetorin e Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Urime të shumta kanë ardhur nga vende të ndryshme të botës për popullin e Kosovës.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihet togeri i FSK-së, Bajram Geci në një trajnim me ushtarët britanikë.
Ai së bashku me ushtarët britanikë, kanë uruar ditën e pavarësisë duke thënë me zë të lartë: “Urime Kosovë Dita e Pavarësisë”, nga Britania e Madhe,
“Përmes kësaj video togeri i FSK-së Bajram Geci, së bashku me kolegët britanik ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/