image Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

Sociale

Togeri i FSK-së diplomon në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Britanisë

news image

Diar Statovci, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Britanisë së Madhe.

Statovci ka arritur të diplomohet në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë të cilët ishin nga 27 vende të ndryshme botërore.

Për këtë ngjarje ka shkruar edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka uruar suksese për Statovcin në karrierën e tij ushtarake.

May be an image of 6 people, people standing, military uniform, outdoors and monument

Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona.Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake!“, ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/