Toger i FSK-së, Mendim Muçiqi ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst, raporton Gazeta Sinjali.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Muçiqi ka diplomuar pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj. Gjithashtu ka falenderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve.
“Falenderojmë aleatin tonë, Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme në edukimin e gjeneratave të reja të oficerëve dhe nënoficerëve në institucione prestigjioze ushtarake si Sandhurst”, thuhet në reagim.
Ndërsa, togerit i ka uruar suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij ushtarake dhe në detyrën për shërbim ndaj vendit.