Një 28 vjeçar ka parë tmerrin me sy teksa është ndaluar nga dy persona të armatosur të cilët e kanë terrorizuar duke i kërkuar para nën kërcënim të armës.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurori, ngjarja ka ndodhur dje më 29 tetor, në fshatin Voksh të Deçanit, ku i dyshuari me inicialet E. K., emër i njohur për redaksinë, teksa ishte duke shkuar në drejtim të Junikut, kishte vërejtur një motoçikletë në rrugë dhe dy persona të shtrirë në afërsi të këtij mjeti motorik.
Viktima i kishte pyetur të dyshuarit nëse kanë nevojë për ndihmë, me ç`rast njëri prej tyre ishte ngritur dhe ia kishte vënë revolen në kokë duke ia kërkuar të hollat dhe gjësendet me vlerë. Sipas tij, i dyshuari tjetër i kishte shkaktuar lëndime me thikë në pjesën e barkut, shkruan Gazeta Sinjali.
Ankuesi nuk ka arritur t`i identifikonte të dyshuarit pasi sipas tij kanë qenë me helmenta në kokë dhe kishin ikur në drejtim të panjohur.
I terrorizuar nga ky rast, ai ka vazhduar rrugën në drejtim emergjencëës së Spitalin të Prizrenit ku i është dhënë ndihma mjekësore.
Kërcënuesit, përkundër kësaj përpjekje, nuk kishin arritur të përfitonin asgjë nga ky rast pasi viktima nuk kishte pasur para. Ata gjenden në arrati ndërsa deri më tash nuk janë identifikuar ende nga policia.
Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me këtë rast të cilin e ka kualifikuar si grabitje në tentativë lëndim i lehtë trupor./Gazeta Sinjali/